Manchester United është duke shpresuar të nënshkruaj me Fredin para Kampionatit Botëror.
Jose Mourinho ka lënë të kuptohet se dëshiron të nënshkruaj me një futbollist brazilian dhe ka qenë duke ndjekur deri tani yllin e Shakhtar Donetskut, transmeton portali arbresh.info.
25-vjeçari do të niset për në Evropë javën e ardhshme pasi Brazili do të përballet me Kroacinë në Anfield si një nxehje para turneut këtë verë. ‘Manchester Evening News’ pretendon se United do të jetë në gjendje për të finalizuar atëherë transferimin e lojtarit që tashmë ka bërë shtatë paraqitje për skuadrën e tij kombëtare.
Shakhtari raportohet t’i ketë vendosur një klauzolë prej 52 milionë funta mesfushorit qendror në kontratën e tij.
Por, drejtorët në Old Trafford janë të përgatitur për të shpenzuar të holla derisa Mourinho synon të zëvendësoj Michael Carrickun./arbresh.info/
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...