Manchester City thuhet se ka etiketuar mesfushorin portugez të Paris Saint-Germain, Joao Neves, si objektiv të madh të afatit kalimtar të verës.
Sipas mediumit Fichajes, Neves i PSG-së po tërheq vëmendjen e Cityt pas paraqitjeve të tij brilante këtë sezon.
Burimi raporton se trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dëshiron ta ketë në skuadrën e tij portugezin 20-vjeçar.
Tarifa e saktë e transferimit nuk dihet ende, por pritet të jetë shumë më e lartë sesa vlerësimi i tij në Transfermarkt prej 60 milionë eurosh.
Neves pëlqehet shumë edhe nga Real Madridi, i cili thuhet se është i interesuar të ofrojë para dhe shërbimet e Eduardo Camavinga për të.
Këtë sezon, Neves ka luajtur 35 ndeshje në nivel klubi, duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë 9 asistime. /Telegrafi/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK