Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp insiston se ishte i “qetë” edhe pse shikoi rivalin e tyre për titull – Manchester Cityn duke e mposhtur Manchester United për rikthim në krye të tabelës në Premierë Ligës.
Golat nga Leroy Sane dhe Bernardo Silva mbrëmjen e kaluar bënë që City të kalojë me një pikë më shumë “Redsat” në krye të tabelës derisa kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes mes Liverpoolit dhe Huddersfieldit mbrëmjen e sotme, Klopp ka thënë se e ka pritur këtë rezultat.
“Ishte pikërisht rezultati që e prisja”, ka thënë fillimit ai.
“Manchester United tentoi gjithçka që kishte mundësi por gjatë 90 minutave ishte e qartë që ata nuk mund t’i qëndronin Cityt”
“Ishte qetë”
Klopp ka konfirmuar gjithashtu se Alex Oxlade Chamberlain dhe Dejan Lovren janë stërvitur të dy para ndeshjes të së premtes./arbresh.info/
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...