Manchester City ka arritur të shënoj fitore edhe në gjysmëfinalen e dytë të Carabao Cup ndaj Newcastle United me rezultat 3-1.
Marmoush shënoi në minutën e shtatë për 1-0, shkruan Arbresh.info.
Po i njëjti futbollist, dyfishoi sfidën në minutën 29-të. Kurse tre minuta më vonë Reijnders i dha goditje finale ‘laraskave’.
Deri në fund, Newcastle shënoi golin e nderit me Elangan në minutën e 62-të.
Kujtojmë se City e fitoi edhe duelin e parë (0:2), dhe pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 5-1 skuadra e Guardiolës eliminon kampionin në fuqi të Carabao Cup.
Në finale City do të përballet me Arsenalin e Artetas./Arbresh.info
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...