Manchester City janë të gatshëm të dhurojnë 125 milionë euro për transferimin e Florian Wirtz, pasi mësuan se ishte e pamundur të nënshkruajnë me Jude Bellingham.
Sipas një raportimi nga Defensa Central, Pep Guardiola kishte insistuar që të nënshkruajnë me Bellingham, por 21-vjeçari nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi.
Raporti shton se ata tashmë kanë intensifikuar interesimin e tyre për gjermanin Wirtz, një lojtar për të cilin janë të gatshëm të ofrojnë 125 milionë euro.
Wirtz ka qenë në radarin e Cityt tash e sa kohë, por transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë pasi në garë për të është edhe Bayern Munichu.
Gjithnjë sipas raportit, Real Madridi nuk po e konsideron mundësinë e transferimit të Wirtz pasi ata tashmë kanë Bellingham në radhët e tyre.
Të gjithë sytë do të jenë mbi Wirtz, kontrata e të cilit skadon në vitin 2027, nëse ai do të vendos të qëndrojë tek Bayer Leverkuseni apo të largohet në kërkim të aventurave të reja./Telegrafi/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...