Manchester City dhe Olympique Lyon janë në bisedime të drejtpërdrejta për transferimin e talentit francez Rayan Cherki, dhe sipas raportimeve, marrëveshja pritet të marrë ritëm të shpejtë gjatë javës së ardhshme.
Çmimi i kartonit të Cherki pritet të kalojë 30 milionë euro, ndërsa drejtuesit e Cityt janë optimistë për arritjen e një akordi të plotë.
Man City vazhdon me planin e vet të merkatos dhe synon të mbyllë brenda pak ditësh transferimin e Cherki, si dhe atë të Tijjani Reijnders, mesfushorit të Milanit.
Sipas Romanos, gjithashtu Man City duhet të përfundojë transferimin e Tijjan Reijnders në ditët në vijim.
?? Manchester City and OL are in club to club talks for Rayan Cherki, deal expected to advance fast next week.
Price tag will be in excess of €30m for Cherki; Man City are confident.
2️⃣ #MCFC mantain their plan: Cherki and Reijnders deals to be done in the next days. pic.twitter.com/NQNfJqWncH
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 1, 2025
Mesfushori holandez i Milanit ka bërë përshtypje në Itali këtë sezon pavarësisht se Milani përfundoi në vendin e tetë. Ai u emërua mesfushori më i mirë në Serie A, dhe Man City është i interesuar ta nënshkruajë me të.
Pritet që marrëveshja t’i kushtojë qytetarëve rreth 65 deri në 70 milionë euro.
Ai ka qenë në Milan që nga viti 2023, ku mbërriti në një transferim me vlerë 20.5 milionë euro. Ai ka kontratë deri në vitin 2030 dhe Transfermarkt e vlerëson atë me 50 milionë euro./Arbresh.info
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...
KFOR: Ushtarë amerikanë dhe EULEX trajnohen për evakuim mjek...
Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri nuk ës...
Atletico Madridi e poshtëron Barcelonën në Kupën e Mbretit
Reagon Albatro Rexhaj: Nuk është e vërtetë që Berati më ka g...