Real Madridi ka vazhduar me fitore, pasi ka mposhtur Mallorcan me rikthim me rezultat 4-1.
Të parët që rrezikuan ishin mysafirët me Vedat Muriqin kur vetëm pas 30 sekondave ylli kosovar tentoi golin, por që goditjen e tij të fuqishme e priti Courtois.
Ishin mysafirët që kaluan në epërsi pas 35 minutave lojë.
Një harkim i bukur nga Lee Kang-In bëri që Muriqi të realizonte gol të bukur me kokë për t’i dhuruar Mallorcas epërsinë 0-1.
Megjithatë gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi Los Blancos barazuan gjithçka në minutën e fundit të pjesës së parë.
Ishte mesfushori Frederico Valverde që realizoi një gol spektakolar për të barazuar shifrat në 1-1.
Në pjesën e dytë madrilenët treguan dhëmbët, ku në minutën e 73-të Vinicius Jr kaloi për herë të parë madrilenët në epërsi për 2-1.
Goditjen e fundit Mallorcas ia dha Rodrygo që në minutën e 89-të shënoi një gol shumë të bukur për rezultatin 3-1.
Derisa krejt në fund të ndeshjes radha i erdhi edhe Antnoi Rudigerit që realizoi për rezultatin përfundimtar 4-1.
Reali kësisoj vazhdon me start perfekt, ku nga pesë ndeshje ka pesë fitore dhe mbanë pozitën e parë në tabelë me 15 pikë, derisa mbetet në vendin e 13-të me pesë pikë.
Ndeshjen e radhë Reali do ta luaj derbin e qytetit në udhëtim te Atletico Madrid, ndërkohë Mallorca është nikoqir i Almerias.
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh