Prishtina dhe Malisheva kanë luajtur baras në takimin e xhiros së fundit në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja u mbyll me rezultat 2-2 në ndeshjen e luajtur në “Fadil Vokrri”, shkruan Arbresh.info.
Malisheva pati epërsinë në pjesën e parë me rezultat 2-0, pas autogolit të Diar Halilit në minutën e 29-të, dhe më pastaj dy minuta më vonë Hazrollaj e dyfishoi epërsinë.
Por, Prishtina u rikthye në pjesën e dytë dhe barazoi rezultatin.
Fillimisht për kryeqytetasit realizoi në minutën e 59-të, Kadiri. Kurse njëzet minuta më vonë u barazua rezultati me anë të Sobowales barazoi rezultatin.
Me këtë barazim Malisheva e mbyll kampionatin në pozitën e tretë me 53 pikë dhe siguron kualifikimet e UEFA Conference League, kurse Prishtina është e gjashta me 48 sosh./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...