Legjenda e futbollit italian, Polo Maldini, i cili ka luajtur deri në 25 sezone me Milanin, ka dhënë mendimin e tij mbi dy bashkatdhetarët, që përfliten se do të lëvizin në afatin kalimtar të kësaj vere.
Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, dhe mesfushori i PSG-së, Marco Verratti. “Kur Donnarumma ishte 12 vjeç mund të them se nuk ishte një portier i zakonshëm, ka pasur gjëra të veçanta, aftësi fizike dhe teknike, si dhe personalitet. Mihajloviq (trajner atëherë) ka kërkuar për ta afruar te Milani që nga dita e parë e sezonit 2014-2015. Njerëzit i thanë atij që të mos nxitojë, sepse djali ishte vetëm 16 vjeç. Ai ka pritur disa lojra dhe pastaj e aktivizoi”. Në lidhje me Marco Verrati, Paolo Maldini e këshilloi atë të largohet nga ekipi francez: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Unë mendoj se do të ishte më mirë për të, nëse e lë ekipin e tanishëm. Do të lojtar i përkryer për Barcelonën dhe Barcelona do të jetë e përkryer për të”.
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...