Majlinda Kelmendi dhe Herolind Nishevci janë zgjedhur sportistët më të mirë të vitit 2016, në gala-mbrëmjen e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Sukseset e arritura ne arenën ndërkombëtare në vitin që shkoi kanë bërë që institucioni më i lart sportiv në vend t’i shpërblejë, xhudisten pejane për medaljen e artë olimpike në Rio dhe karateistin prishtinas për medaljen e bronztë në Botëror.
Me çmim special u nderuan kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe ish-karateistja e famshme Shqipe Zogiani.
Trajneri më i mirë u zgjodh Driton Kukaj.
Edhe shpresat më të mirë të sportit kosovar morën mirënjohje. Orges Arifi, Donjeta Sadiku dhe Distria Krasniqi u nderuan në këtë mbrëmje si shpresa të sportit.
Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...