Drita sot edhe zyrtarisht u shpall kampion i Kosovës në futboll pas fitores 1-0 me Llapin në kuadër të xhiros së 34-të në elitën e futbollit kosovar.
Ky ishte titulli i katërt në histori për klubin gjilanas, shkruan Arbresh.info.
Titulli i katërt në Kosovë ishte edhe për trajnerin që po e udhëheq këtë skuadër, Zekirija Ramadanin.
Gjithashtu pas këtij trofeu ai arriti të shpallej kampion me katër skuadra të ndryshme prej kur ka ardhur të udhëheq në Kosovë.
Fillimisht ishte sezoni 2016/17 kur triumfoi me Trepçën ‘89. Titullin e dytë ai e fitoi në sezonin 2018/19 me Feronikelin.
Për herë të tretë ai u shpall kampion në Kosovë në sezonin 2020/21 me Prishtinën.
Teksa hera e katërt ishte këtë sezon, ku Drita pati paraqitje të shkëlyqera nën drejtimin e tij./Arbresh.info
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje