Lyon-i është duke provuar që ta largojë nga skuadra sulmuesin Memphis Depay, por momentalisht nuk ka pranuar ndonjë ofertë.
Holandezi është i hapur t’i bashkohet Barcelonës, por ende klubi katalunas nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare, transmeton portali arbresh.info.
Sipas L’Equipe, Lyon-i do ta shesë Depay-in sepse i kanë mbetur edhe 12 muaj kontratë, kurse nuk ka pranuar të rinovojë kontratën.

Sidoqoftë, presidenti i klubit francez, Aulas ka konfirmuar se Barcelona nuk ka funde ta realizojë transferimin.
“Jo, bisedova me presidentin Bartomeu dy herë në telefon, të cilin e njoh mirë. Barto është mik, që më tha se nuk kanë funde”, deklaroi ai.
Lyon për shërbimet e holandezit kërkon 25 milionë euro, kurse më herët interesim për lojtarin ka shprehur edhe Roma./arbresh.info.
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra