Ndeshjet mbrëmjen e sotme (e martë) në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve nuk kanë prodhuar gola.
Ashtu si takimi në Anfield mes Liverpoolit dhe Bayern Munichut, Lyoni ka barazuar pa gola 0 me 0 kundër Barcelonës në takimin e parë mes tyre në kuadër të xhiros së 1/8-ës në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Rastet nuk munguan nga të dy skuadrat, ndonëse gjiganti katalunas dominoi me posedim të topit por që edhe skuadra franceze kishte shanset e saj.
Nikoqirët madje arritën të tundin shtyllën e portier Ter Steger gjatë pjesës së parë.
Sidoqoftë, çerekfinalisti mes Lyonit dhe Barcelonës do të vendoset në ndeshjen e dytë mes tyre që zhvillohet në Camp Nou.
Përballja në tempullin katalunas zhvillohet më 13 mars./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...