Sulmuesi i huazuar i Sevilla, Luuk de Jong, ruan shpresën për të qëndruar me Barcelonën.
“Sport” raporton se Barcelona i tha atij para Krishtlindjeve se nuk kishin nevojë për të në gjysmën e dytë të sezonit dhe madje arritën një marrëveshje ku ai mund të shkonte në Cadis në huazim.
Megjithatë, holandezi përfitoi nga mungesat në sulm dhe luajti në formë të mirë. Barcelona e njeh profesionalizmin e tij dhe e di që ai ende mund të jetë i dobishëm. De Jong dëshirontë qëndrojë, por e ardhmja e tij nuk është 100 për qind e sigurt.
Sevilla është e lumtur ta tërheqe atë dhe ta huazojë në klubin më të mirë që të paguajë të gjithë pagën e tij. Por, de Jong ka fituar respektin e dhomë së zhveshjes te Barça dhe gjithashtu edhe stafin e trajnerëve.
Xavi gjithmonë e ka vlerësuar punën dhe angazhimin e tij dhe trajneri i Barçës tani po anon drejt mbajtjes së holandezit./Arbresh.info
PSG demolon Marseillen dhe fiton derbin e Francës
Esposito: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se me...
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...
Tentoi dy herë, por Elijona refuzoi ta puthte Klodin në buzë
Fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi, dënohet me 6 ...
Pacolli ndan pamje nga avioni të Swissdiamond Boutique Hotel...