Portieri i Real Madrid, Andriy Lunin është duke kërkuar të largohet nga ‘Los Blancos’ ka bërë të ditur e famshmja Diario AS.
Ukrainasi pati një super sezon zëvendësuar shkëlqyeshëm Thibaut Courtois i cili u lëndua dhe mbeti jashtë në pjesën më të rëndësishme të sezonit.
Ai mbajti 12 porta të paprekura në 31 paraqitje në të gjitha garat.
25-vjeçari ishte edhe heroi në penallti ndaj Manchester Cityt në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Chelsea thuhet se është i interesuar për ukrainasin dhe lojtari është gjithashtu i gatshëm të largohet, sipas Diario AS.
Lunin ka nënshkruar së fundmi me agjencinë e Jorge Mendes dhe portugezi po përpiqet të bindë gardianin ukrainas të largohet nga Los Blancos.
Portieri ukrainas ka një kontratë me Real Madridin deri në verë të vitit 2025 kurse vlera e tij në treg është 25 milionë euro./Arbresh.info
Ruben Silva Richards “Ylli i Javës” në Superligë...
Alarm për bomba në shkollat e Tetovës
Kramer largohet nga Prishtina, prezantohet në një skuadër ng...
Katërvjetori i luftës në Ukrainë, Spiropali: Shqipëria mbësh...
Ursula von der Leyen në Kiev për herë të 10-të që nga fillim...
Pacolli pret në takim ambasadorin Orav, diskutohet bashkëpun...