Lumbardh Dellova po konsiderohet si një nga mbrojtësit më të qëndrueshëm të CSKA-së, ku së fundmi u vlerësua si ‘Lojtari më i mirë”i xhiros së 31-të Superligën e Bullgarisë.
Mbrojtësi arriti të shënojë golin e vetëm në fitoren 1:0 ndaj Spartak (Varna). Ai realizoi në minutën e tretë, ndërsa ishte goli i dytë në 31 paraqitje në të gjitha garat. Mbrojtësi ka shënuar gol dhe asistuar edhe në Kupën e Bullgarisë.
CSKA Sofja është në finale ku me 22 maji takohet me Ludogoretsin, klubin me të fortë bullgar.
“Nuk është sezoni ynë më i mirë, por po përpiqemi ta përmirësojmë situatën. Do të japim gjithçka si në ndeshjet e kampionatit ashtu edhe në ato të Kupës. Shpresoj që ky të mos jetë qëllimi im i fundit. Duhet të them se ndihem shumë mirë këtu”.
“Kemi një ndeshje me Botevin dhe jemi të përqendruar në të. Do të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje dhe do të përpiqemi të japim gjithçka nga vetja në çdo ndeshje”.
“Finalja është vërtet ndeshja jonë kryesore. Ne duhet ta fitojmë atë. Ne kemi një ekip të mirë dhe një strategji të mirë. Një detyrim për të fituar para tifozëve tanë”, deklaroi Dellova.
Dellova ka shtuar se model e ka mbrojtësin dhe kapitenin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.
“Më pëlqen të luaj me topin dhe të përfshihem në sulm. Më pëlqen stili i Van Dijk”, deklaroi mbrojtësi i CSKA Sofjes.
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...