Babai i Edon Zhegrovës, Lulzimi ka folur rreth momentit kur i biri i tij tha “po”, Kosovës disa vite më parë.
Ai në një rrëfim për karrierën e birit të tij nga gazetari Arlind Sadiku, ka treguar se si fillimisht, atëherë ish-selektori i Shqipërisë, Cristian Panuci ishte takuar me Edonin se i kishte kërkuar të shkonte tek Shqipëria.
“Me kalimin në Genk, fillimisht na ka kontaktuar Federata e Shqipërisë, ka qenë një zyrtar që na thirrur. Pas një kohe ka ardhur vet Panuci në Bruksel ku na ka takuar, ka shprehur interesim për ta marr Edonin, shumë ka insistuar me marrë”, tha fillimisht Lulzim Zhegrova.
Më tej ai ka treguar edhe takimin me ish-kryetarin e Federatës së Futboliit të Kosovës, të ndjerin Fadil Vokrri, ku sipas tij, Edoni brenda pak sekondash i tha “po” fanellës dardane.
“Fadili e ka pas atë bisedën i ka pas gjestet që të ka bo menjëherë për veti, po i thotë Edonit ‘ne kemi dëshirë ti me ardhë për Kosovën se ti je dalë prej aty’, dhe Edoni i ka thënë për 30 sekonda ‘kryetar unë po vij për Kosovën të luajë’”, shtoi tutje ai./Arbresh.info/
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...