Romelu Lukaku pranon se Napoli nuk do të jetë klubi i tij i fundit.
Ndërkohë që belgu ka shkëlqyer këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, lojtari tashmë po shikon lëvizjen e tij të radhës.
Një muaj më parë ai shprehu dëshirën për t’u rikthyer në Anderlecht.
“Unë do ta përfundoj karrierën time në Anderlecht, klubi im i fëmijërisë. I premtova djalit tim, i cili luan atje”, deklaroi ai për Corriere dello Sport.
Tani La Derniere Heure dhe Het Nieuwsblad deklarojnë se Lukaku shpreson të nënshkruajë për “klubin mëmë” në verën e vitit 2026.
31-vjeçari mësohet se ka njoftuar njerëzit që e rrethojnë për vendimin e tij. /Telegrafi/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...