Romelu Lukaku shënoi në fitoren e Interit në derbin kundër Milanit dhe sërish e lavdëroi trajnerin e tij, Antonio Conte, duke thënë se ai gjithmonë i ndihmon dhe se e motivon për t’u bërë edhe më i mirë.
Goditja e devijuar e Marcelo Brozovicit e zhbllokoi rezultatin në Derby della Madonnina dhe pastaj Romelu Lukaku e dyfishoi epërsinë e zikaltërve duke e shënuar golin e tij të tretë në katër ndeshje të Serisë A, transmeton Gazeta Express.
“Lidhja ime me Contes është shumë e fuqishme, ai ësht ënjë trajner që më ndihmon me të vërtetë. Në moshën 26-vjeçare, unë e dua një trajner si ai, i cili më ndihmon çdo ditë dhe më motivon”, ka thënë Lukaku, pas ndeshjes.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që po punoj me të”.
Paraqitja e Interit sonte ishte më mbresëlënëse sesa ajo e mesjavës, kur italianët barazuan 1:1 me Slavia Praguen në kuadër të Ligës së Kampionëve. Deri më tani, Interi e ka një rekord të përsosur në sezonin e ri të Serisë A.
“Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, por ne e kemi edhe një tjetër shumë të vështirë tani, kundër Lazios. Ne jemi shumë të kënaqur me tre pikët”, shtoi sulmuesi belg.
“Ndeshja kundër Slavia Pragues ishte e vështirë, por ne u përgatitëm mirë për sonte dhe e bëmë një paraqitje të mirë. Nuk dua të flas për titullin tani, e marrin çdo ndeshje një nga një”.
Sulmi me armë në Uashington, Hamza: Lehtësuese që Presidenti...
Të shtënat në Washington, Haradinaj: Edhe një sulmues u mpos...
Dalin pamje të reja nga arrestimi i të dyshuarit për sulmin ...
Rama flet pas vizitave në Abu Dhabi dhe Athinë: Kemi mbështe...
Starmer pas incidentit: Sulmet ndaj demokracisë duhet dënuar...
“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”, shokon Rog...