Evertoni duket se do të ketë mjaft vështirë gjatë kësaj vere të mbajë sulmuesin e tyre kryesor Romelu Lukaku-n, pasi që agjenti i tij sot ka deklaruar se shumë klube janë të interesuara për talentin belg.
Njëra prej skuadrave të interesuara është edhe Juventusi, të cilën e konfirmoi agjenti i njohur i futbollistëve, Mino Raiola.
“Natyrisht, ka shumë klube të interesuara për të, njëra prej tyre është edhe Juventusi”, tha Raiola për Gazzetta dello Sport.
Raiola po ashtu tha se edhe PSG është e interesuar për ish-futbollistin e Anderlechtit. /Insajderi.com
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...