Manchester United shkroi historinë në Ligë të kampionëve me fitoren tronditëse 3 me 1 kundër Paris Saint Germainit.
“Djajtë e Kuq” u bënë klubi i parë në histori të kompeticionit që rikthehet nga një disavantazh prej dy golave për të vazhduar tutje në çerekfinale, transmeton portali arbresh.info.
Romelu Lukaku shënoi dy gola mbrëmjen e kaluar para se United të fitoi një goditje nga pika e bardhë, të cilën Marcus Rashford me qetësi e dërgoi në rrjetë.
Derisa pjesa më e madhe e skuadrës së United shkuan te Rashford për të fituar golin e fitores, Lukaku i doli para fytyrës Angel Di Marias dhe dukej sikur po festonte para fytyrës së anësorit.
Di Maria shpenzoi më pak se 12 muaj në Old Trafford he iu bashkua PSG-së në vitin 2015 për 44 milionë funta, gjë që do të thotë se United humbi 15 milionë në argjentinasin./arbresh.info/
https://twitter.com/AidenButler7/status/1103417220238098433
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...