Interi Milanit është afër ri-nënshkrimit me sulmuesin Romelu Lukaku nga Chelsea, por jo nuk i pëlqen aspak agjentit të tij, Federico Pastorello.
Sipas Federico Bergomi nga Calciomercato.com, Lukaku me shumë mundësi do të rikthehet te Interi gjatë verës.
Megjithatë, edhe pse sulmuesi belg dhe klubi italian do të ishin të lumtur me këtë marrëveshje, kjo nuk i pëlqen agjentit të tij, Pastorello.
“E di që lojtarët e Interit i dërgojnë mesazhe Lukakut. Ata më thonë se ai është për t’u kthyer në shtëpi”, ka thënë fillimisht Bergomi.
“Paga është ulur, pagesa nuk do të jetë e komplikuar për shkak të problemeve të Chelseat. Nëse dikush mendon gabim, duhet thënë se negocimi kishte kohë që ishte angazhuar, kur ai dha intervistën në fund të dhjetorit”.
“I vetmi që nuk dëshiron ta sjellë atë është agjenti, sepse nëse e çon në vende të tjera si Tottenham apo PSG, ai mund të fitojë më shumë”.
“Por, këtë herë, për mendimin tim, ai hesht sepse tashmë ka fituar me transferimin te Chelsea dhe e dëgjon lojtarin”, përfundoi gazetari i Calciomercato.
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...