David Luiz pritet të jetë titullar në ndeshjen e nesërme ndaj Liverpoolit.
Pas rikthimit te Chelsea pas një aventure me Paris Saint-Germain në Francë, David Luiz do të luajë për debutojë për herë të dytë me skuadrën londineze.
Pas lëndimit të John Terryt në ndeshjen me Swansean të dielën e shkuar, trajneri Antonio Conte ka konfirmuar se Luiz do të jetë titullar të premten, transmeton KosovaPress.
“Luiz do të luajë për herë të parë me ne nesër”, ka thënë Conte në intervistën para ndeshjes.
“Pres nga ai që të luajë mirë, pasi që i dimë cilësitë që ka”.
“Kam thënë që i duhet pak kohë pasi që nuk ka qenë i përgatitur fizikisht. Është normale që një lojtari i duhet të adaptohet me idetë që ke për futbollin. Por ai na duhet për Liverpoolin”, ka theksuar Conte.
Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në P...
Japonia voton mes borës në zgjedhjet e parakohshme, Takaichi...
Moti sot në Shqipëri
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...