Luis Suarez ka lavdëruar trajnerin Ernesto Valverde për fjalimin e tij pas përfundimit të pjesës së parë kur Barcelona ishte në disavantazh ndaj Interit mbrëmjen e së mërkurës.
Interi kaloi në epërsi gjatë minutave të parë falë golit nga Lautaro Martinez, por Suarez shënoi dy herë gjatë pjesës së dytë duke i siguruar fitoren e parë Barcelonës në këtë sezon në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Pas fishkëllimës së fundit, heroi i Barcelonës ka thurur lavde për trajnerin nën presion për fjalët e tij të mençura gjatë pushimit.
“Trajneri foli me neve në pjesën e parë rreth disa problemeve gjatë kësaj pjese”
“Ai na ka thënë neve të jemi më të fokusuar në presionin ndaj Interit, por gjithashtu edhe se si shfrytëzojmë topin”
“Kjo është ajo se për çfarë e kemi ne këtë trajner”
“Ai rregullon gabimet tona dhe na shfaq se si mund të përmirësohemi”, përfundoi Suarez./arbresh.info/
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...