Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka folur për mediet në prag të ndeshjes ndaj Brest, për të cilën theksoi se do të jetë shumë e vështirë.
Në prononcimin për mediet, tekniku i PSG-së theksoi se nuk është rastësi që Brest-i ndodhet në vend të tretë në renditje.
“Mendoj se Brest-i do të ruajë sistemin e tij të lojës, me një mbrojtje me katër lojtarë. Do të varet nga ne dhe menaxhimi ynë i topit. Ata do të luajnë për të fituar. Brest ka rezultate të jashtëzakonshme, si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj dhe mbi të gjitha pëson shumë pak gola. Nuk është rastësi që ata janë të tretët në renditje, e meritojnë. Statistikat e tyre janë mbresëlënëse. Brest-i do ta luajë këtë ndeshje për ta fituar”-deklaroi Luis Enrique./Ss
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...