Xhiro e 30-të në Albi Mall Superligë vazhdon sot me dy ndeshje shumë interesante që janë në program për të luajtur.
Do të luhet në Suharekë dhe Prishtinë, me katër skuadra që janë në kërkim të pikëve të plota.
Ndeshja e parë e ditës së sotme luhet në Suharekë, ku Suhareka pret liderin aktual Dritën me fillim nga ora 15:00.
Vendasit kërkojnë pikët e para ndaj bardhekaltërve këtë sezon pasi në tre ndeshjet e zhvilluara i kanë takuar Dritës.
Në anën tjetër Drita synon tre pikët për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit kampion, shkruan telegrafi.
E me fillim nga ora 20:00 luhet në kryeqytet, ku në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Prishtina pret Ferizajn.
Dy skuadrat bardhekaltër kanë nevojë të madhe për pikë pasi ende nuk janë të qeta sa i përket mbijetesës, por pikët i nevojiten të dyja skuadrave për të bërë hap para drejt një vend që i dërgojnë në Evropë.
Albi Mall Superliga – Xhiro e 30-të
15:00 Suhareka – Drita
20:00 Prishtina – Ferizaj
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...