Interi raportohet se është në prag të prezantimit të Luciano Spallettit si trajneri i tyre i ri.
Pas një tjetër sezoni dëshpërues në Serie A, Interi shpreson t’i rikthehet futbollit evropian pas pesë viteve mungesë në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Ata kanë qenë gjithashtu në mungesë të një trajneri të përhershëm që pas largimit të Stefano Piolit, i cili ishte shkarkuar më 9 maj, por bazuar në ‘BBC Sport’, ata janë afër zëvendësimit të tij me Spallettin.
Pas përfundimit të sezonit, Spalletti ka njoftuar se do të largohet nga Roma, por duket se ai është vetëm disa ditë larg detyrës së tij të re.
Menjëherë pas zyrtarizmit, Spalletti do të marrë punën e tij të 10 pas 869 ndeshjeve gjatë karrierës së tij menaxheriale./arbresh.info
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...