Lucas Hernandez shkruan historinë me trofetë e fituar në karrierën e tij

13:59 | 25 Dhjetor 2025
E.K

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain dhe Francës, Lucas Hernandez, ka hyrë në histori duke fituar nga gjashtë tituj brenda sezonit për herë të dytë në karrierën e tij.

Në vitin 2025, Hernandez ngriti gjashtë trofe të mëdhenj me PSG-në – Trophee des Champions, Ligue 1, Coupe de France, Liga e Kampionëve, Superkupa e UEFA-s dhe Kupa Ndërkontinentale.

Henandez u bë lojtari i parë që e arrin këtë dy herë, pasi e kishte bërë më parë në vitin 2020 me Bayern Munich, duke fituar çdo trofe vendor dhe ndërkombëtar brenda atij sezoni.

Pavarësisht se nuk është gjithmonë lojtari më i profilit të lartë, Hernandez ka dëshmuar vazhdimisht cilësinë dhe qëndrueshmërinë e tij.

Ai ka kapërcyer dy dëmtime të mëdha në karrierën e tij, duke u rikthyer vazhdimisht në skuadra të nivelit të lartë.

Edhe pse nuk ka qenë gjithmonë një titullar i rregullt në ndeshjet më të mëdha të PSG-së, Hernandez ka luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin e ekipit. /Telegrafi/