Google ADS

“Luajtëm futboll të hapur”, reagon menaxheri i Venezias pas barazimit ndaj Juventus

11:48 | 12 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Edhe pse Juventus po kalon një sezon të dobët, sërish nuk është detyrë e lehtë të nxjerrësh një barazim ndaj tyre.

Veneza e arriti këtë gjë mbrëmë dhe menaxheri i tyre, Paolo Zanetti, është krenar.

“I Lagunari” u tregua e dobët dhe shumica e tifozëve prisnin që Juventusi të vazhdonte paraqitjen e mirë, duke u bazuar në ndeshjet e fundit dhe t’i mundnin ata.

Bardhezinjët kaluan në avatazh me Alvaro Moratan, por Venezia mbeti në lojë dhe përfundimisht barazoi në pjesën e dytë me Mattia Aramu.

Një pikë e fituar kundër Juventusit, e kënaqi Zanettin dhe ai thotë se skuadra e tij e meritonte këtë gjë.

“Skuadra dha një përgjigje për një moment të vështirë, pasi po merrnim një goditje të vërtetë psikologjike, por ne luajtëm si ekip dhe e merituam pikën”, tha ai për “DAZN’ përmes “Football Italia”.

“Duhej të bënim shumë ndryshimë, kështu që kjo ishte një pikë që ia vlente. Kemi luajtur futboll të hapur dhe kemi krijuar raste”.

“Pasi çaluam pak, ne luajtëm 30 minuta shumë të fortë dhe treguam karakter për ta rikthyer ndeshjen në rrugën e duhur”, është shprehur tekniku i Venezias./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale