Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren raportohet të ketë rënë dakord me kushtet personale me klubin e AS Romas para një transferimi të mundshëm prej 25 milionë eurove.
Bazuar në një raport së fundmi nga Sky Sport Italia, AS Roma ka rënë dakord me reprezentuesit e lojtarit dhe Liverpooli është “i gatshëm” për të pranuar ofertën e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Sipas burimit të lartpërmendur, “Giallorossët” janë duke propozuar huazimin e tij për një sezon me opsionin për blerje më pas për 25 milionë euro.
Skuadra italiane kërkon shërbimet e 30-vjeçarit pas dështimit për siguruar marrëveshje me Toby Alderweireld për shkak të çmimit të lartë.
Ata gjithashtu kanë zbehur interesimin në Daniele Ruganin./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...