Loriana Kuka do ta mbyllë eksperiencën e Kosovës në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Doha të Katarit.
Xhudistja kosovare do të garojë sot në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Ajo në rrethin e parë do të ketë punë me garuesen e pavarur, Darya Kantsavaya.
E nëse e kalon këtë xhiro, në atë të dytë e pret malazezja Joavana Pekovic.
Loriana do të mundohet t’ia sjellë Kosovës medaljen e parë nga Botërori pasi gjashtë garuesit tjerë nuk ia dolën dot.
Pa medalje mbetën kampionet olimpike, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, por edhe garuesit tjerë, Akil Gjakova, Erza Muminoviq, Flaka Loxha e Laura Fazliu./GE/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje