Loriana Kuka është mposhtur në debutimin e saj në Lojëra Olimpike, duke humbur ndaj xhudistes ruse në rundin e dytë në Tokio 2020.
Xhudistja kosovare u mund nga Aleksandra Babintseva në rrethin e dytë të kategorisë 78 kilogramë të enjten, raporton Gazeta Express.
Kuka bëri bëtejë të fortë në një luftë dërrmuese që zgjati gjashtë minuta pasi garueset nuk bënë mjaftueshëm për të fituar kohë të rregullt. Ne fund, rusja ia doli të shënojë një pikë të artë e cila e dërgoi atë në çerekfinale.
Xhudistja nga Peja e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë.
24-vjeçarja ishte garuesja e fundit nga ekipi olimpik i xhudos së Kosovës që luftoi në Tokio.
Por ekipi i xhudos e shkroi historinë e Kosovës në Tokio, pasi Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medalje të arta.
Pas pak më shumë
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...