Loriana Kuka arriti tw fitojw medaljen e bronztë në Grand Prix që u mbajt në Almada të Portugalisë ??
Kuka në raundin e parë mposhti me dy Wazaari për Ippon garuesen nga Qipro, në ndeshjen e dytë ajo mposhti me Ippon garuesen nga Ekuadori, përcjell arbresh.info.
Loriana në çerekfinale kishte një ndeshje të gjatë dhe të vështirë, të dy garueset kishin nga dy dënime në kohë të rregullt, në vazhdime pas plot 12 minutash ajo u dënua edhe me një shido dhe humbi ndeshjen kundër ukrainases, Yelyzaveta Lytvynenko.
Pas asaj humbje Kuka u kualifikua të ndeshej në repasazh, prapë kishte ndeshje të gjatë në vazhdime, ajo fitoj me 3 dënime për Ippon kundër sllovenes Patricija Brolih.
Loriana për të bronztën zuri në mbajtje për 20 sekonda dhe mposhti me Ippon garuesen nga Koreja Jugore, Jeongyun Lee. /arbresh.info/
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...