Lojtarët e Arsenalit dëshirojnë që situata e Alexis Sanchezit të rregullohet para ndeshjes së tyre në ligë kundër Crystal Palaces këtë të shtunë.
Manchester United shpreson të arrijë një marrëveshje për transferimin e Alexis Sanchezit pasi Manchester City hoqi dorë nga kjo garë, megjithëse duket se gjithçka varet nga Henrikh Mkhitaryan nëse pranon kalimin në anën e kundërt, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur pas disfatës kundër Bournemouthit të dielën, Arsene Wenger deklaroi që ai ishte duke pritur që e ardhmja e Sanchezit të vendoset brenda 48 orëve.
Megjithatë, asnjë rezultat nuk është arritur deri tani, por skuadra e Arsenalit është duke kërkuar largimin e kilianit para ndeshjes së tyre të ardhshme në shtëpi ndaj Palaces në vikend.
Së fundmi raportohet se Sanchez është parë në kampin stërvitor të Manchester United, por ende nuk është konfirmuar asgjë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...