Fernando Llorente pretendon se goli i anuluar i Alvaro Moratas kundër Juves “nuk ishte kurrë faull” ndaj Giorgio Chiellinit.
Chiellini pretendoi se është shtyrë nga Morata në zonë të rreptësisë para se të dërgonte topin me kokë në rrjetën e Wojciech Szczesnyt, por Llorente nuk ishte i impresionuar nga sjellja e çuditshme e ish bashkëlojtarët te “Zonja e Vjetër”, transmeton portali arbresh.info.
“Gjithçka mund të ndodhë, çdokush mund ta fitoj këtë”, ka thënë sulmuesi i Tottenham Hotspurit për Radio Marca kur është pyetur se kush mund ta fitoj Ligën e Kampionëve.
“Megjithatë, Reali ka qenë më i miri në vitet e fundit, ndeshje vendimtaret sjellin më të mirën nga ata”
“Goli i anuluar i Moratas? Këto lloj incidentesh ndodhin shpesh në futboll dhe nuk është kurrë faull”
“Alvaro është një sulmues impresiv dhe unë isha shumë i zhgënjyer që ata anuluan këto gola kundër Realit dhe Juves”, përfundon Llorente./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë