Llapi ka arritur marrëveshje me talentin Erlind Mulaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Llapit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Mulaj është 18 vjeç dhe luan si sulmues i krahut të majtë i cili karrierë ka bërë tek skuadra e Istogut.
Ky është transferimi i tretë i Llapit pas Blend Baftiut dhe Valmir Berishës, teksa ka rinovuar kontratat edhe me disa lojtar tjerë kyç të skuadrës.
Kujtojmë se Llapi ka nisur përgatitjet për stinorin e ri ku do të nis me kualifikimet për Europa League./Arbresh.info/
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë