Pasi dështoi në synimin për kualifikimin në garat evropiane, Llapi ka qenë aktiv në ditët e afatit kalimtar të verës, së fundi duke e transferuar sulmuesin nga Podgorica, Sava Gardasevic.
Llapi i vazhdoi përforcimet për ekipin e parë për sezonin e ardhshëm 2020/21 të martën, kur e zyrtarizoi transferimin e sulmuesit Sava Gardasevic.
Gardaseciv ka nënshkruar kontratë me Llapin për një sezon, ndërsa në kontratë është edhe opsioni për ta zgjatur bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër.
“27 vjeçari ka një karrierë të madhe pas vetës duke numëruar kështu mbi 109 ndeshje për skuadrat nga Mali i Zi”, shkruan faqja zyrtare e Llapit për futbollistin.
“Karrierën e tij si futbollist, Gardašević e ka filluar tek Buducnost Podgorica, ndërsa është paraqitur edhe për skuadrat tjera nga Mali i Zi si: FK Mornar Bar, FK Decic Tuzi e së fundmi tek Kom Podgorica, ku në 52 paraqitje arriti të realizoj 16 gola. Vlenë të cekët se tashmë sulmuesi i Llapit ka qenë edhe reprezentues i Malit të Zi për grupmoshën U19”.
“Sava Gardašević menjëherë pas nënshkrimit të kontratës me Llapin është vënë nën urdhërat e trajnerit, Tahir Batatina i cili shpreson se ai do të jetë formula e shënimit të golave për edicionin e ri të Superligës”. /Gazeta Express/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...