Llapjanët do të mundohen t’ia ndalin hovin Ballkanit, Drita pret fitore ndaj Drenicës me probleme, Gjilanin e pret punë e vështirë me Ulpianën.
Xhiroja e 14-të e BKT Superligës së futbollit vazhdon në fundjavë me ndeshjet e radhës interesante.
Dueli kryesor do të jetë ai në mes të Llapit me Ballkanin.
Llapjanët e këndellur së fundmi do të synojnë t’ia ndalin hovin liderit të ligës elitare.
Ekipi i Tahit Batatinës gjendet në pjesën e epërme të tabelës dhe me një fitore eventuale do të ngritej edhe më lartë.
Nga ana tjetër, therandasit po ashtu do të kërkojnë pikë në këtë takim, për ta ruajtur lidershipin.
Kjo pasi një gabim eventual mund t’ju kushtojë atyre me zbritje në pozitën e dytë ose të tretë.
Në fakt, Gjilani dhe Drita i kanë nga dy pikë më pak dhe e presin çdo gabim të ekipit nga Suhareka.
Ekipi i Ismet Munishit e viziton Ulpianën, e cila ka hyrë në një seri pozitive.
Megjithatë, gjilanasit kanë për qëllim t’i marrin të tria pikët.
Edhe Drita shihet si favorite ndaj Drenicës me probleme financiare.
Prandaj, “Intelektualët” mund ta marrin primatin në fundjavë. Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në orën 13:00. /GE/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...