Trimror Selimi më nuk do të jetë pjesë e Llapit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra llapjane përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit të tyre me marrëveshje të dyanshme ka përfunduar bashkëpunimi mes Llapit dhe Selimit.
Selimi u bashkua me klubin në vitin 2022 nga KF Ulpiana dhe gjatë dy sezoneve si “bardhekaltër” arriti t’i zhvilloj 60 ndeshje, duke kontribuuar me 7 gola dhe 5 asistime.
Llapi është ndër skuadra e vetme në Superligën e Kosovës që ka filluar menjëherë ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.
Kujtojmë që skuadra e Tahir Batatinës do të marr pjesë në kualifikimet për Europa League këtë sezon./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...