Drita e ka gjetur vetën në disavantazh në ballafaqim me Llapin.
Pas një krosimi nga Valmir Veliu, topin e goditur me kokë, Blend Baftiu e dërgon në rrjetën e ish-skuadrës së tij.
Gjilanasit që janë liderë të kampionatit, me fitore eventuale sot, do të shkëputeshin plot 5 pikë nga ndjekësi i parë, Ballkani, por nuk e kanë filluar mirë ndeshjen e sotme.
“Xhebrailat” nuk shkuan mbrëmë më shumë se një barazim 1-1 kundër Prishtinës, andaj “Intelektualët” e kanë mundësinë që të krijojnë diferencë edhe më të madhe, para se të dielën të udhëtojnë në Suharekë për t’u përballur me kampionin aktual.
Nga ana tjetër ekipi nënkampion i Kosovës, ndodhet në zonën e barazhit, pasi me 16 pikë, ka prapa vetëm Ferizajin dhe Feronikelin’74, raporton Klankosova.tv.
Për t’u rikthyer në garë për pozitat e para, llapjanët duhet të lënë gjurmë në duelin e sotëm dhe deri tani kanë dhënë sinjale se kjo mund të ndodh.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...