Cristiano Ronaldo ka njoftuar se ai është “kthyer” pas një lëndimi të vogël duke i zhgënjyer kështu tifozët e Liverpoolit.
Sulmuesi i Real Madridit lëndoi kyçin e këmbës së tij kundër Barcelonës vikendin e kaluar duke ngjallur frikë gjithashtu se mund të mungoj në takimin e finales së Ligës së Kampionëve kundër “Redsave” më 26 maj, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, postimi i tij i fundit në rrjetin social Twitter sugjeron se ai është i gatshëm për finalen në Kiev.
Para kësaj, ‘Los Blancos’ kanë një punë për të përfunduar sezonin e tyre në La Liga me stil derisa kanë mbetur edhe dy ndeshje, e para kundër Celta Vigos para ndeshjes në udhëtim në Estadio de la Ceramica kundër Villarealit.
Sidoqoftë, Liverpooli do të takohet me Brightonin të dielën për të finalizuar pozitën e tyre në top katërshe të Premierë Ligë dhe me shpresën që ylli i tyre kryesor – Mohamed Salah të mos dëmtohet./arbresh.info/
https://twitter.com/Cristiano/status/995244447951675392
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...