Gareth Bale mund të largohet gjatë verës nga skuadra spanjolle e Real Madridit.
Uellsiani do të jetë një ndër lojtarët që do të përfolet gjatë afatit kalimtar të qershorit pasi që raportohet se do të largohet prej Los Blancos.
Destinacioni më i mundshëm i sulmuesit për të vazhduar karrierën është skuadra angleze e Manchester Unitedit.
Uellsiani në këtë sezon ka shënuar vetëm shtatë gola në të gjitha garat
Por, së fundi raportohet se edhe Liverpooli është i interesuar për të transferuar sulmuesin e krahut të majtë, përcjell Telegrafi.
Jurgen Klopp ka paratë që duhen për blerjen e tij, pas shitjes së Philippe Coutinho tek Barcelona, dhe është gati të paguajë 100 milionë euro për Balen.
Mund të ketë edhe shkëmbin të lojtarëve, ku në drejtim të spanjollëve do të shkonve Mohamed Salah ndërsa te The Reds do të vinte Gareth.
Ndryshe, 28-vjeçari deri më tani ka pasur 108 paraqitje për skuadrën spanjolle dhe ka shënuar 58 gola
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit