Liverpooli ka thyer rekordin për më së shumti gola brenda një sezoni në Ligë të Kampionëve.
“Redsat” shënuan dy herë në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales kundër Romas mbrëmjen e sotme (e mërkurë) duke thyer kështu një rekord dekadash, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e Jurgen Klopp ka realizuar në përgjithësi 46 gola deri tani në këtë kompeticion, përfshirë gjashtë në ndeshjet e play-off’it, duke lënë pas rekordin nga Barcelona të regjistruar në sezonin 1999/2000.
Gjiganti katalunas kishte realizuar 45 gola brenda 16 ndeshjeve, ndërsa Liverpooli ka realizuar 46 gola brenda 14 ndeshjeve.
Rivali në finale i klubit anglez, Real Madridi kishte shënuar 41 gola brenda 13 ndeshjeve në sezonin 2013/14 në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...