Darwin Nunez ka qenë kryefjala e Liverpoolit në këtë merkato ku u flit për një largim të mundshëm të tij.
Fillimisht u raportua për një interesim të Milanit, por tashmë bëhet e ditur se edhe dy skuadra nga Arabia Saudite janë interesuar për shërbimet e uruguaianit, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo “The Reds” nuk kanë pranuar që sulmuesi i tyre të largohet dhe kanë refuzuar këto oferta.
Nunez ani pse nuk është një startues i rregullt cilësohet si një pjesë e rëndësishme e skuadrës ku shpeshherë e tregon edhe vetën në çaste vendimtare.
Rasti i fundit ishte në udhëtimin në Brentford para dy xhirosh në Premier League ku i siguroi fitoren Liverpoolit në kohën shtesë me dy golat e tij.
25-vjeçari është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2022 kur u transferua nga Benfica dhe ka një kontratë deri në vitin 2028.
Vlera e kartonit të tij aktual në faqen e specializuar për transferime “Transfermarkt” është 65 milionë euro./Arbresh.info
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë