Liverpooli është ndalur me barazim 2-2 në udhëtim te West Ham Unitedi në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier.
Ekipi i Jurgen Klopp ka bërë edhe një hap fals në kampionat, duke shuar thuajse të gjitha gjasat për titull kampion, kur kanë mbetur vetëm edhe tri xhiro deri në fund dhe Arsenali ka një ndeshje më pak dhe Manchester City dy.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me vetëm vendasit që arritën ta gjejnë rrjetën.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 43-të dhe ishte Jarrod Bowen, i cili shënoi me kokë për epërsinë 1-0.
Në pjesën e dytë, Liverpooli ishte dukshëm skuadër më e mirë, duke dominuar dhe gjetur shpejt dy gola, por vendasit në fund barazuan.
Andy Robertson (48’) u përkujdes t’i barazojë shifrat për 1-1, ndërsa një autogol nga Alphonso Areola në minutën e 55-të çoi Reds në epërsi 1-2.
Megjithatë, kur pritej që Reds të merrnin tri pikë të mëdha, në skenë doli sulmuesi Michael Antonio (77’), i cili barazoi rezultatin në 2-2 dhe deri në fund shifrat mbeten të pandryshuara përkundër tentimeve nga Liverpooli.
Pas këtij barazimi, Liverpooli e sheh veten në pozitën e tretë me 75 pikë apo dy më pak se Arsenali që ka një ndeshje më pak, ndërsa West Hami renditet i teti me 49 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Reds e presin Tottenham Hotspur, teksa ‘Çekanët’ udhëtojnë te Chelsea. /Telegrafi/
Joao Pedro arrin një rekord historik në Premier League
FSK-së kryen ushtrimin 36 orësh, kadetët zhvilluan trajnim p...
Policia gjen granata dore dhe uniforma të Policisë së Kosovë...
Avokati Mishetiq: Prokuroria po mundohet t’i largojë provat ...
Naim Murseli kërkon të kontaktojë me fëmijët, kjo është përg...
Zyrtare/ Hamdi Namani transferohet tek Gjilani në formë huaz...