Sipas një raporti nga gazetari italian Gianluca Di Marzio, Liverpooli ka shtruar një ofertë për anësorin e Bordeauxit, Malcom.
Borussia Dortmundi, Paris Saint Germaini dhe Interi kanë shtruar gjithashtu oferta për brazilianin, sipas Di Marzios, por lojtari ka vendosur për transferim te Interi, transmeton portali arbresh.info.
Liverpooli duket se është qartë në kërkim të një sulmuesi të ri pasi është duke u përfolur për transferim e një numri të ndryshëm lojtarësh dhe duket që Malcom është i fundit në radarin e tyre.
21-vjeçari ka shënuar 12 gola brenda 38 paraqitjeve sezonin e kaluar dhe forma e tij ka alarmuar një numër të madh klubesh mbarë Evropën.
Arsenali dhe Tottenhami janë përpjekur për të nënshkruar me talentin e ri në janar dhe mund të rikthehen gjithashtu për të kërkuar shërbimet e tij, por duket që Interi është duke udhëhequr garën për nënshkrimin me të./arbresh.info/
Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...
Ministri i Maqedonci: FSK po forcohet me përfshirje dhe bara...
“Punët e Shqipërisë”, Rama me pensionistët: 5-fishojmë pensi...
Me 90 vota për, miratohet Rezoluta për mbrojtjen e së vërtet...
Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, deputetët e Vetë...
Izraeli kërkon bisedime me Libanin, paralajmërohet rrezik pë...