Liverpooli ka ofruar disa detaje rreth gjendjes shëndetësore të anësorit kosovar Xherdan Shaqirit.
Kampioni i Evropës ka njoftuar përmes faqes zyrtare se do të vlerësojë tutje gjendjen e 27-vjeçarit pas lëndimit të pësuar gjatë detyrës me skuadrën kombëtare, shkruan portali arbresh.info.
Shaqiri u lëndua në takimin e Zvicrës në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Anglisë.
“Sulmuesi do të rikthehet në Melwood brenda javëve të ardhshme, ku problemi me pulpë do të kontrollohet nga stafi mjekësor i ‘Redsave'”, shkruan klubi në faqen zyrtare.
Lëndimi detyroi Shaqirin të largohet nga fusha pas 65 minutave lojë në ndeshjen në stadiumin Afonso Henriques në Portugali më 9 qershor./arbresh.info/
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë