Trent Alexander-Arnold ka pësuar një lëndim në ndeshjen e së shtunës ndaj Bornemouthit në Premier League.
Ai u detyrua të largohet nga loja në minutën e 70-të pas një dëmtimi që pësoi, shkruan Arbresh.info.
Gjatë ditës së sotme në një konferencë për media trajneri, Arne Slot konfirmoi lëndimin e tij duke konfirmuar mungesën në ndeshjen e nesërme.
“Ai do të mungojë ndaj Tottenhamit. Do të shohim nëse do të jetë i gatshëm për lojë të dielën dhe në udhëtim tek Evertoni të mërkurën”, ka deklaruar Slot të mërkurën në konferencën për shtyp.
Në një interval prej shtatë ditësh, “The Reds” kanë tri përballje të rëndësishme, duke nisur nga nesër me Tottenhamin në ndeshjen kthyese të Carabao Cup, për të vazhduar në fundjavë ndaj Plymouth në Fa Cup, ndërsa të mërkuren e ardhshme luajnë derbin ndaj Evertonit në Premier League./Arbresh.info
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...