Liverpooli ka barazuar gjithçka në ndeshjen mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër Chelseas.
Kampioni në fuqi i Evropës ka shënuar për 1 me 1 në finalen e UEFA Superkupës kundër rivalit anglez – Chelseas, shkruan portali arbresh.info.
“Blutë” gjetën golin e epërsisë në minutën e 36′ të ndeshjes duke shënuar me anë të sulmuesit francez Olivier Girouid, por epërsia e skuadrës së trajnerit Frank Lampard nuk zgjati shumë.
Pas disa ndryshimeve në pjesën e dytë nga Jurgen Klopp, “Redsat” gjetën golin e barazimit duke u përgjigjur menjëherë qysh në fillim të pjesës së dytë.
Ishte Sadio Mane që dërgoi topin në rrjetën e Kepas pas asistimit nga Roberto Firmino, i cili u inkuadra në fraksionin e dytë.
Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim në lidhje me këtë finale./arbresh.info/
Shikoni golin nga Firmino:
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës