Liverpooli thuhet se ka fituar garën për transferimin e sulmuesit të Portos, Luis Diaz, i cili kërkohej me ngulm edhe nga Tottenham Hotspur.
Sipas Goal.com, Liverpooli po përpiqet të nënshkruajë me yllin e Portos para mbylljes së afatit kalimtar dimëror dhe marrëveshja është afër.
Liverpool do të paraqesë një ofertë zyrtare në orët në vijim për Diaz, i cili është në krye të listës së dëshirave.
Oferta e Liverpoolit thuhet se peshon 40 milionë euro të garantuara plus bonuse të lehta rreth 20 milionë euro dhe 5 milionë euro tjera bonuse të vështira.
Paga e lojtarit tani diskutohet me agjentin, pasi oferta e Tottenhamit u refuzua nga Porto dhe vet lojtari pëlqen transferimin në Anfield.
Gjatë orëve të ardhshme pritet të ketë më shumë lajme rreth këtij transferimi i cili lehtë mund të zyrtarizohet. /Telegrafi/
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...